ShowBizz

Olta Gixhari ndan foton e parë të të birit dhe zbulon emrin e veçantë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 23/08/20 |
mapo.al

Disa ditë më parë aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Ditën e djeshme ajo zbuluar edhe foton e parë dhe emrin e të birit, bashkë me një mesazh emocionues. Siç shkruan aktorja, fjalët janë të vështira për ta përshkruar lumturinë, por ndihet e bekuar që i biri erdhi në jetë në një kombinim shifrash të saj dhe të bashkëshortit: 21 dhe 8.


Olta shpjegon edhe emrin Amar me të cilin ka pagëzuar të voglin e sapolindur.


Mirë se erdhe në jetë Amar!



My heaven has just arrived! U bëra nënë. Qenka e vertetë, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura, të përcjellësh këtë përjetim të thellë Vetëm me një fjalë.


E DUA ÇMENDURISHT


Djali ynë erdhi në jetë më 21.8.2020. Kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij, 21, dhe datën e lindjes sime, 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale.

Biri ynë quhet AMAR

Emri vjen nga hebraikja, që do të thotë i Përjetshëm dhe nga arabishtja, që do të thotë Hënë.

Uroj të ketë një det me lumturi përjetë.

I them babit të Amar që e dua shumë. Faleminderit që më bën të ndihem e jashtëzakonshme!


Etiketa:

Pas