Teknologji

‘ONE Telecommunications’ paraqitet zyrtarisht








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 11/09/20 |
mapo.al

Telekom Albania tashmë është ONE Telecommunications, dhe kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë. Ky ndryshim i rëndësishëm u bë dje i ditur nga aksionerët e kompanisë, dhe përparësitë janë menjëherë të dukshme.


Elvin Guri, aksioneri më i madh i ONE Telecommunications, u shpreh se tani lidhja e tij me ekonominë shqiptare forcohet më tej. “Është nder për mua si investitor të jap kontribut për vendin tim. ONE Telecommunications do të bëhet kompania e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ai.


Brandi i ri sjell vlera të reja, të cilat janë të qarta dhe të zbatueshme. Integriteti dhe transparenca do të karakterizojnë kompaninë në marrëdhëniet me të gjitha palët, profesionalizmi në punën e përditshme, produkte dhe shërbime të krijuara bazuar tek nevojat e klientëve, bashkëpunimi në rrugën drejt suksesit, të gjitha këto janë themeli i duhur që ONE dhe punonjësit të bëhen operatori i preferuar dhe vendi i punës më i mirë në vend.


Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë që ishte prezente në event u shreh se: “Çdo hap i suksesshëm i kompanisë suaj, e cila ndër vite ka treguar që di të ketë sukses, për vendin tonë do të jetë një benefit akoma më i madh.” Gjithashtu, ajo theksoi edhe rëndësinë e komunikimit dhe ky vit e konfirmoi edhe një herë: “Ky është viti më i vështirë që gjithkush është përballur ndonjëherë. Ky vit tregoi se komunikimi përmes internetit ishte gjëja më e rëndësishme dhe Shqipëria ka nevojë për kontributin tuaj në këtë drejtim sepse interneti do të jetë e ardhmja.”


Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv i ONE Telecommunications, theksoi një investim prej 92 milionë eurosh në infrastrukturën e rrjetit dhe të teknologjisë së informacionit, në mënyrë që klientët e kompanisë të arrijnë shpejtësi deri në 1 Gbps dhe të kenë mbulim në mjediset e brendshme deri shtatë herë më të mirë se sot. Z.Georgakiev shtoi se, “ONE vjen me qasje të re në treg dhe mënyrë të re të vepruari. Përparësia kryesore për ne është kënaqësia e klientit. Kemi besim se, duke i bërë gjërat çdo ditë më mirë për abonentët tanë, do të shndërrohemi në operatorin numër një në Shqipëri”.

Rrjeti i ONE Telecommunications po modernizohet me teknologjinë më të re nga Ericsson, për të mundësuar komunikim sa më të sigurt. Standardet e larta të sigurisë i kanë dhënë tashmë statusin e “Kompanisë së Pastër”, në kuadër të nismës “Rrjeti i pastër” të Departamentit Amerikan të Shtetit. ONE Telecommunications është operatori i parë në vend dhe në rajon që meriton këtë vlerësim.

Pikërisht në ditën kur ONE Telecommunications prezantohet zyrtarisht, ekspertët teknikë të kompanisë konfirmojnë se kanë kapur 1,2 Gbps në një test të shpejtësisë së shkarkimit. Gjatë mëngjesit, teknikët kryen test shpejtësie me një celular Samsung Galaxy Note 9 në zonën e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë. Ky rezultat i shënuar për herë të parë në Shqipëri me teknologjinë 4G+, arrihet nëpërmjet ndërthurjes së tre bandave të frekuencave, komunikimit midis antenës dhe celularit në katër kanale njëkohësisht, si dhe modulimit të sinjalit në tipin 256 QAM. E njëjta përvojë do t’u ofrohet shumë shpejt abonentëve në mbarë vendin.

Të rinjtë dhe profesionistët mund të zgjedhin mes planeve me parapagim Unlimited, që kanë teknologji 4G+, si edhe kohë bisede pa limit në disa prej kategorive. Klientët me kontratë mund të bëhen pjesë e planeve tarifore ONE dhe të gëzojnë përfitimet më të shumta në treg, ku përfshihet internet pa limit! Për herë të parë në treg, klientët mund të zgjedhin një celular në dyqanet ONE dhe ta paguajnë muaj pas muaji, bashkë me planin tarifor. Një gamë e gjerë modelesh tani shoqërohet me çmime më të lira.

Në dyqanet ONE, publikun e pret një ekip i buzëqeshur, që përshtat zgjidhje komunikimi për secilin klient. Dyqanet e rimodeluar i shërbejnë më mirë klientit dhe shërbejnë si pikë referimi për gjithçka lidhet me komunikimin. Siç e thotë edhe slogani i kompanisë, ONE Telecommunications premton të bëhet “Çdo ditë më mirë” për të gjithë shqiptarët.

<
>
7a303c4d-57ce-4475-bd95-61d05fae38c3 bb2083b4-8a44-484a-b915-4179cbda226f 1f87af7a-cf9e-47c0-81f5-125a8639a284 f3e7ed4b-8bbb-4dcb-a5be-661034fd0aba


Etiketa: ,

Pas