Vazhdon trilleri në parlamentin britanik. Kryeministri Boris Johnson thotë se do pezullojë legjislativin në mesin e debatit për zgjedhjet e reja të parakohshme në vend. Por përpara se të merret vendimi, në mesditë u shënua një tjetër dorëheqje e rëndësishme në Britani në kuadër të lëmshit të krijuar për daljen nga Bashkimi Europian.
Kreu i parlamentit, spikeri John Bercow, deklaroi se do të largohet si kryetar dhe si deputet në zgjedhjet e ardhshme ose më 31 tetor, varet se cila vjen e para.
Ai tha se ka qenë një nder të shërbente në këtë detyrë për dhjetë vite. Bercow ishte bërë i famshëm në mbarë botën për thirrjet e tij: Oooorder! (Qetësi, rregull).
Bercow mbajti një fjalim emocionues, ndërsa deklarata për largimin u prit me ovacione.
Spikeri i parlamentit zgjidhet nga të gjithë deputetët me votë të fshehtë. Për shumë vite, ky post është alternuar mes partive të mëdha. Por gjithçka u prish në vitin 2000 nga laburistët.
Deri vonë, spikeri mbante paruke. Por Bercow ndryshoi shumë gjëra në këtë post, përfshirë veshjen. Për shumë njerëz, ai njihet si reformator që e mbante qeverinë nën kontroll.
Së fundmi ishte kritikuar për shpenzimet, temperamentin dhe për mënyrën se si e ka trajtuar Brexit. Në jo pak raste ai është akuzuar se i ka interpretuar në mënyrën e tij procedurat, që të favorizojë mbështetësit e qëndrimit në BE.
Në mediat roze ai është bërë i famshëm për historitë e bashkëshortes, Sally Bercow, me të cilën ka tre fëmijë. Sally u akuzua në vitin 2015 se kishte një aferë seksuale me kushëririn e John, Alan Bercow. Pavarësisht kësaj, kryetari i parlamentit vendosi të qëndrojë me të shoqen, me të cilën është martuar në vitin 2002. Sally e vlerëson të shoqin, kurse për veten thotë se është një grua e tmerrshme.
Lexoni më poshtë historinë që bëri bujë në vitin 2015:
Njeriu që shkatërroi Brexit-in me një vendim të vitit … 1604