“Opel” ka prezantuar konceptin e makinës “GT X Experimental”, që sipas markës gjermane do të jetë e ardhmja e automobilëve.
Me një dizajn të ri si brenda, ashtu edhe jashtë, kjo makinë elektrike ka shumë risi teknologjike.
“GT X Experimental” është pionerja e makinave “Opel” që deri në vitin 2024 do të jenë të gjitha elektrike.