Aktualitet

‘Open Balkan’ në Beograd/ Ja kur do të takohen Rama, Vuçiç dhe Dimitrov














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 03/11/21 |
mapo.al

Zbardhet axhenda e takimeve që do të mbahen sot dhe nesër në Beograd, në kuadër të nismës “Open Balkan”.






Kryeministri Edi Rama do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe zv/kryeministri Nikolla Dimitrov.


Ndërkohë, që në takim ishte parashikuar që të ishte Zoran Zaev, i cili të dielën dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.







Në axhendë thuhet se Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër (4 nëntor) do të takohet me Ramën dhe Dimitrov, në kuadër të Ballkanit të Hapur.




Iniciativa për Bashkëpunim do të mbahet në Pallatin e Serbisë (Bulevar Mihajla Pupina 2).



Takimit të tre zyrtarëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Lexo edhe :  Protesta e fermerëve, Rama: Jeni keqinformuar, ja pse e hoqëm rimbursimin 6%

PROGRAMI:

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin

Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas