Në kuadër të operacionit të koduar “Shpërndarësi i Bllokut”, Seksioni për Narkotikët i policisë së Tiranës ka bërë të mundur gjatë pasdites së sotme arrestimin e shtetasit Agim Hoxha, të cilit iu gjet një sasi kokaine në makinë gjatë kontrollit në zonën e Bulevardit “Gjergj Fishta”.
Dyshohet se Hoxha merrej me shitje kokaine në zonën ish-Bllokut.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Golf 4” me targa AA260FJ, u gjetën 3 qese kokaine.
Në banesën e Agim Hoxhës u gjetën gjithashtu 101.85 gramë kokainë, një pistolete tip TT me dy fishekë dhe u sekuestruan 2 laptope, 4 tableta dhe 18 celularë dhe një shumë e madhe parash.
Policia bëri të ditur se po punohet për persona të tjerë të përfshirë në aktivitet.