Tuesday, May 24, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Operacion masiv antidrogë në Dibër, 14 të arrestuar

by us er1
28/01/2022
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Pas dy vitesh hetim, është finalizuar megaoperacioni antidrogë në Dibër, duke çuar në pranga 14 persona.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Prokurori i Matit dhanë më tepër infrmacione për operacioni, gjatë një konference për mediat.

Bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, të cilët që prej 2019 kanë kultivuar një sasi të madhe lëndë narkotike.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Finalizohet me sukses mega-operacioni antidrogë i koduar “KEPI I VOZAJVE”.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Dibër, Komisariati i Policisë Mat, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Tiranë, DVP Durrës, FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat.

Goditet dhe shkatërrohet grupi kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 14 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, zbardhjen e rasteve të kultivimit dhe të tentativave për kultivim të bimëve narkotike të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Mat, nga strukturat e Hetimit të Krimeve në DVP Dibër, dhe të Komisariatit të Policisë Mat, në koordinimin e Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë, DVP Durrës e FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat, në funksion të procedimit penal nr 134, viti 2019, u zhvillua dhe u finalizua me sukses megaoperacioni policor i koduar “KEPI I VOZAJVE”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasit:

Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat

Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Idajet Koleci, 43 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Albert Koleci, 40 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.

Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë.

Agim Koleci, 29 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë.

Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të kryera në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municioneve”,

Në funksion të këtij procedimi të ndjekur me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Mat, është arritur të provohet me prova dhe fakte bashkëpunimi i këtyre shtetasve, që funksiononin në formën e një grupi të mirëorganizuar, në kryerjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021, ku këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, njësia Administrative Derjan, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike.

Dhe konkretisht, janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste:

Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithësej 89 bimë.

Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithësej 95 bimë.

Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithësej 99 bimë.

Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithësej 61 bimë.

Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithësej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizotar i kësaj veprimtarie është shtetasi Gëzim Koleci, i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartëpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi po në funksion të këtij procedimi këta shtetas më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, ju është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë.

Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak.

Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë nga strukturat hetimore të DVP Dibër e Komisariatit të Policisë Mat vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar.

Ky operacion tregoi edhe njëherë një bashkëpunim shumë të mirë ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe strukturave në varësi të saj me Prokurorinë dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese për të luftuar bashkarisht krimin.

Duke përfituar nga rasti dua të falënderoj qytetarët e qarkut Dibër për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe të përcjell mesazhin për zero tolerancë gjatë vitit 2022 në drejtim të kultivimit të bimëve narkotike.

Në këtë kuadër ftoj cilindo që disponon informacion për persona që tentojnë për të kultivuar bimë narkotike të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 apo të dërgojnë mesazh në Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

 

Tags: Diebrmegaoperacion

JU SUGJEROJME

Celibashi tregon vitin kur do të mundësohet votimi i emigrantëve
Aktualitet

Celibashi tregon vitin kur do të mundësohet votimi i emigrantëve

24/05/2022
“Grabita 8 kg flori dhe 30 ora”, Nuredin Dumani rrëfen si e nisi “profesionin”
Aktualitet

Po largohej drejt Italisë, policia ndalon vëllain e Nuredin Dumanit

24/05/2022
Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë
Aktualitet

Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë

24/05/2022
Aktualitet

Fjalët e fundit para vrasjes, polici që qëlloi kolegun pinte ilaçe për depresion

24/05/2022
Next Post
Koalicion me Berishën për zgjedhjet e 6 marsit? Meta sqaron përfundimisht spekulimet

Koalicion me Berishën për zgjedhjet e 6 marsit? Meta sqaron përfundimisht spekulimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Celibashi tregon vitin kur do të mundësohet votimi i emigrantëve
  • Po largohej drejt Italisë, policia ndalon vëllain e Nuredin Dumanit
  • Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë
  • Meri Shehu publikon horoskopin javor: Ja shenja më inteligjente
  • Fjalët e fundit para vrasjes, polici që qëlloi kolegun pinte ilaçe për depresion



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In