Aktualitet

Operacion në Durrës – Sekuestrohet 1 kg kokainë, policia qëllon në ajër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:12 - 11/05/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Durrësit.






Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se strukturat antidrogë kanë qenë duke zhvilluar një operacion për arrestimin e disa personave të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.


Gjatë operacionit, dy persona kanë kundërshtuar efektivët dhe kanë tentuar të largohen. Në këtë moment, një prej efektivëve të policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër.







Në prangat e policisë kanë rënë V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec. Personat në fjalë ishin skeduar si shpërndarës të drogave të forta. Gjatë këtij operacioni forcat e policisë kanë sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.



Njoftimi i policisë:



Informacion paraprak

Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike Kokainë .

Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar.

Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë.

Vijon operacioni. 

LEXO EDHE: 

Aksion antidrogë në Durrës, raportohet për të shtëna me armë zjarri

1


Etiketa: , , ,

Pas