Kryesore

Operacioni anti-drogë në Skrapar, Çuçi: Do ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:26 - 08/01/21 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit anti-drogë në Skrapar, ku SPAK ka lëshuar 23 urdhëarreste për kultivim kanabisi, mes të cilëve janë edhe oficerë policie.





Duke përshëndetur aksionin e policisë dhe SPAK, Çuçi thotë se “vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë”.


Reagimi
Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.




Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.


Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë.


Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë 🇦🇱 

LEXO EDHE: 

SPAK lëshon 23 urdhërarreste për drogë në Skrapar, mes tyre oficerë policie

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas