Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, zbardhen emrat e të shoqëruarve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:28 - 27/07/21 |
mapo.al

Zbardhen emrat e të shoqëruarve në operacionin antidrogë që u zhvillua sot në Tiranë. Operacioni ka nisur pas dyshimeve mbi një automjet tip “Volvo” që policia e mbante nën mbikëqyrje.






Personat e shoqëruar janë Erjon Prengaj dhe Altin Gega (Çoku) të cilët ishin brenda në automjetin tip “Volvo” si dhe Gentjan Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”. Një tjetër i shoqëruar është Taulant Çoku, i cili ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”.


Gjithashtu në afërsi të këtyre personave ka qenë dhe një i pa identifikuar nga ana e policisë i cili kishte në dore dy kuti si ato të picave. Të ndodhur në këto kushte dhe duke pasur dyshime se në një nga kutitë e picave ka lëndë narkotike agjentët kanë bërë ndërhyrjen duke thënë “Ndal policia” dhe kanë neutralizuar personat.

Personi i cili kishte kutitë e picave në dore është larguar me vrap së bashku me kutitë duke u futur në brendësi të pallateve. Poshtë një automjeti nga ana e punonjësve të policisë janë konstatuar dy kutitë e picave ku në njërën prej tyre është konstatuar lëndë narkotike kokainë ku pas peshimit rezultoi me peshë të përgjithshme 1128 gram.



Po kështu gjatë zhvillimit të operacionit policia ka tentuar të ndalojë një mjet “Benz” të dyshimte, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë duke ikur me shpejtësi. Ai u ndalua pas Shkollës së Bashkuar nga ana e policisë.



Po hetohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe për aktivitet tjetër kriminal ku është përfshirë./News 24/

LEXO EDHE:

Operacioni antidrogë, Policia: Sekuestruam mbi 1 kg kokainë, disa të shoqëruar

1


Etiketa: , , ,

Pas