Një efektiv i policisë se Qarkut të Shkodrës është aksidentuar gjatë një operacioni antikanabis në Dukagjin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. Efektivi Rrok Frroku ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.
Kolegët i kanë ardhur në ndihmë dhe e kanë dërguar në spitalin e Shkodrës.
Frroku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.