Thursday, September 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Operacioni “Asgjë nuk harrohet“ dhe ekstradimi i harruar

by mapo.al
11/02/2021
in Aktualitet, Op Ed
0

Mandati i dytë i qeverisjes së rilindjes, ndër të tjera u dominua dhe me reformën kirurgjikale ndaj organeve tona të drejtësisë të identifikuara si problematike për mungesën e dhënies së drejtësisë.

Perceptimi publik, politik dhe ndërkombëtar thuajse ishin në të njëjtin nivel lidhur me këto shqetësime. Krahas gjykimit të çdo magjistrati, reforma përfshiu edhe koncepte të reja në ndërtimin e “qeverisjes së drejtësisë” pra me konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.



Ndër të tjera, ky organ para disa kohësh, pasi ka analizuar vendimin e një gjyqtari në rrethin e Korçës, e ka shkarkuar nga detyra këtë të fundit  duke argumentuar se “veprimet e mos veprimet e ndërmarra nga gjyqtari kanë cënuar besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku… duke diskredituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit…”.

Konkretisht, gjyqtari kishte pranuar lirimin me kusht të një individi të dënuar me burgim të përjetshëm. Pra veprimi i gabuar i tij u pasua me një masë administrative dhe ndërkohë nëpër rrugët e qyteteve tona sot qarkullon i lirë një person që duhej të qëndronte i mbyllur në burg.

Ndërkohë, disa ditë më parë, në media u fol shumë lidhur me operacionin policor “Asgjë nuk harrohet” i cili konkludoi me zbulimin e dy vrasjeve të bujshme të ndodhura 15 vite më parë kur në njërën prej tyre mbeti viktimë edhe një biznesmen i njohur i asaj kohe. Disa autorë u prangosën, disa u shpallën në kërkim ndërkombëtar për arrestim me qëllim ekstradimi në bazë të disa vendimeve gjyqësore.

Njëri nga të kërkuarit ndërkombëtar, Plarent Dervishaj nga Durrësi, u njoftua se ishte arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe nëpërmjet Interpol-it vetëm tri ditë pasi ishte shpallur në kërkim, pra më datë 11 dhjetor 2020.

Ende pa u gëzuar mirë për arrestimin e shumë të kërkuarit, në media filloi të qarkullojë lajmi tjetër, këtë radhë me shije të kundërt, që autoritetet kompetente të Emirateve Arabe të Bashkuara e kishin liruar të shumë kërkuarin sepse kërkesa për ekstradimin e tij kishte mbërritur me shumë vonesë, jashtë afateve të parashikuara nga legjislacioni ndërkombëtar dhe nga ai i vendit të kërkuar në këtë rast. Afat ky që shkon deri në 40 ditë nga momenti i arrestimit për qëllim ekstradimi.

Me fjalë më të thjeshta, autoritetet policore të Emirateve të Bashkuara Arabe e arrestuan të kërkuarin si shenjë e një vullneti të mirë për bashkëpunim me autoritetet tona dhe po ashtu drejtësia e atij vendi e konfirmoi dëshirën e saj pozitive për ta ekstraduar personin pasi e izoloi atë në burg për 40 ditë, në pritje të dosjes së dërguar nga autoritetet tona të drejtësisë.

Pra pavarësisht se ndërmjet dy vendeve tona nuk ka marrëveshje ekstradimi, mbi bazën e reciprocitetit dhe të kortezisë ndërkombëtare si dhe mbi mbazën e faktit se të dy vendet bëjnë pjesë në dy konventat ndërkombëtare të OKB-së lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit, ishin të gjitha kushtet ligjore që ekstradimi të kryhej, duke përfshirë këtu edhe nivelin e mirë të marrëdhënieve të të dy vendeve tona. Sepse në fund, është Ministria e Jashtme ajo që do të vendosë përfundimisht esktradimin ose jo të të kërkuarit.

E gjitha kjo tregon qartë që procesi i ekstradimit nuk mbetet vetëm në kufijtë e organeve të drejtësisë të cilat shprehen për një problemin ligjor në themel, por edhe ato të ekzekutivit të vendit të kërkuar siç janë Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Jashtme që japin gjykimin më të gjerë të lidhur me marrëdhëniet me vetë shtetin që kërkon ekstradimin.

Më këtë rast duhet theksuar se kërkesa për ekstradim  për personin në fjalë, nuk ka të bëjë me ndonjë dosje voluminoze që do të kërkonte shumë punë. Ekstradimi u kërkua për një të pandehur në hetim e sipër edhe jo për një autor të dënuar në mungesë për të cilin tashmë është vendosur fajësia. Kërkesa në vetvete përmban një ekspoze të fakteve se përse kërkohet ekstradimi, vendi dhe koha kur është shkaktuar vepra penale, kualifikimi i saj, neni apo nenet e kodit penal të shkelura, të dhënat e individit për të bërë identifikimin e tij. Kur ekstradimi kërkohet në momentin që i kërkuari është ende nën hetim, si në rastin konkret, vendimi i arrestit duhet në origjinal. E gjitha kjo sigurisht e përkthyer në gjuhën e vendit ku kërkohet ekstradimi.

Me pak fjalë, kërkesa për ekstradim nuk është voluminoze. Ajo përmban vetëm disa faqe format dhe për rjedhim as përkthimi i saj.

E megjithatë, kërkesa nuk mbërriti në kohë. Hartimi, përkthimi, kalimi i kërkesës nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Jashtme e prej këtej në Emiratet e Bashkuara Arabe, sikur të ishte nisur me ndonjë kontenier në rrugë detare, kishte shumë gjasa të mbërrinte në kohën e duhur. Por nuk ndodhi kështu sepse diku duket se proçedura u vonua. Ministria e Drejtësisë i lau duart duke nxjerrë ne media foto të datës kur është nisur kërkesa dhe nuk u ndje më për të denoncuar publikisht se përse kërkesa nuk u nis në kohë, ku u pengua dhe përse u pengua.

Kurse Ministria e Jashtme nuk e ka ndjerë të nevojshme të flasë për çështjen. Mesa duket ky institucion nuk ndjen përgjegjësi që ligjërisht bën pjesë në zinxhirin më të rëndësishëm të një  bashkëpunimi gjyqësor ndërkombëtar, siç është procesi i ekstradimit. Çështja u bë publike vetëm për disa ditë dhe më pas pasoi heshtja. Përgjegjësia, ngeli si zakonisht jetim kurse krimineli i lirë.

Megjithëse të dy ministritë janë pjesë të ekzekutivit, individë të tyre kanë ekzaktësisht të njëjtën përgjegjësi si gjyqtari që liroi me kusht të dënuarin me burgim të përjetshëm. Njëlloj si në rastin e gjyqtarit të ndëshkuar që me veprimet apo mosveprimet e tij lejoi një kriminel të qarkullojë i lirë sot në rrugët e vendit,  dhe na i bëri me turp organet tona të drejtësisë duke minuar besimin e popullit në to, po ashtu edhe mosveprimi i personave të ngarkuar me procedurën konkrete të kërkesës për ekstradim në Ministrinë e Drejtësisë apo në Ministrinë e Jashtme, lejoi një tjetër kriminel të jetë i lirë, të qarkullojë i lirë, këtë radhë për të shijuar plot lezet Dubain duke bërë me turp gjithë qeverinë tonë.

Sigurisht, nëse kjo qeveri ka turp sepse bëhet fjalë për reputacionin dhe seriozitetin e drejtësisë e të diplomacisë së një shteti i cili pasi ka vënë në alarm gjithë botën për kriminelin e kërkuar nuk gjen dot kohën e duhur për të dorëzuar një kërkesë formale pikërisht autoriteteve të një shteti tjetër që pati mirësinë të punojë për llogari të vendi tonë. Turpi i gjyqtarit mbetet brenda kufijve të vendit tonë dhe për këtë ai u dënua, kurse kur turpi merr përmasa ndërkombëtare dhe implikon mbarë shtetin tonë, përfshi këtu edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë tashmë të rupëruar nga gjyqtari, askush nuk mban përgjegjësi.

As edhe vetë SPAK nuk e sqaron ngërçin dhe eventualisht të procedojë për mosveprim përgjegjësit e kësaj neglizhence të ulët. Edhe nga ana e saj, Policia megjithëse e cilësoi operacionin “Asgjë nuk harrohet” duket se autorët e dështimit të ekstradimit, i harroi.

Tags: banda e durresitekstradimikomentiPëllumb Nako

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post

Skandali i Gjykatës së Krujës - Zbulohet afera tjetër korruptive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In