Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për disa persona, të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH-së.
Në total janë lëshuar 25 urdhër-ndalime për 25 personat që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive, që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.
Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhër-ndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Prokuroria thekson se do të vijojë hetimet për identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve përfituese nga kjo skemë mashtruese.
Burime nga akuza e Tiranës i thanë Report Tv se ndër personat e kërkuar janë edhe disa biznesmenë të njohur, por hetimet për ta janë ende të hapura dhe konsiderohen si truri i kësaj skeme që ka përfshirë jo vetëm Tiranën.
Ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës e cila ka konstatuar e para skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë.
edhe e shesin per arritje. e lene te shkoje detyrimi 150 milione euro, pastaj e zbuluam, kujt ja shesin…