Aktualitet

Operacioni kundër trafikut të drogës në Itali, kush është i arrestuari në Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:56 - 23/02/21 |
mapo.al

Detaje të reja mësohen nga operacioni kundër trafikut të drogës në Milano. Burime për mediat bëjnë me dije se Rosman Sulo është shqiptari i arrestuar sot në Fier.






Mësohet se Sulo në bazë të përgjimeve nga autoritetet italiane kishte rolin e bashkëpunëtorit, për sigurimin e transportimit të lëndës narkotike drejt Italisë.


Nga ky operacion u goditën dy organizata të ndryshme kriminale të cilët importonin sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marijuanë në Lombardi për t’i shpërndarë me tej në rajone të ndryshme të Italisë.





Si prova materiale në këtë operacion u sekuestruan 3 kompani biznesesh, 2 godina, 3 motorra të llojit scooter dhe 9 automjete luksoze.



Hetimet janë zhvilluar nga skuadra e anti-mafias në Milano, ndërkohë që në operacionin e sotëm, kanë bashkëpunuar edhe autoritetet e policisë shqiptare.

Lexo edhe :  Iu ndryshonin datën e skadencës produkteve dhe i tregtonin, dy të arrestuar


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas