Aktualitet

Operacioni ”Los Blancos”/ Salianji: Lleshaj dhe qeveria duartrokasin nga belaja







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:19 - 17/09/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në një status në Facebook lidhur me operacionin ndërkombëtar anti drogë “Los Blancos” duke akuzuar qeverinë për fuqizimin dhe mbështetjen e grupeve kriminale në vend.


Salianji shkruan se Lleshaj dhe qeveria duartrokasin nga belaja çdo operacion ndërkombëtar që arreston kartele të fuqishme të krimit të organizuar që as mendoheshin që ekzistonin me parë në Shqipëri.


Po ashtu ai thotë se janë pikërisht këto banda që blejnë prona, pastrojnë para blejnë deputetë e kryetarë bashkie dhe kontrollojnë gjithçka.



Statusi i Ervin Salianjit: 


Lleshaj dhe qeveria duartrokasin nga belaja çdo operacion ndërkombêtar që arreston kartele të fuqishme të krimit të organizuar që as mendoheshin që ekzistonin me parë në Shqipëri. Këto grupe u organizuan, rritën dhe u fuqizuan me mbështetjen e rilindjes!


Operacioni “Los Blankos” tregon se sa fuqi financiare dhe organizim të fuqishëm kanë bandat dhe banditët që blejne prona, pastrojnë para dhe kontrollojnë gjithçka. Janë këta banditë qê emërojnë deputetê dhe kryetarë bashkie, që përdoren për të blerë vota, kërcënuar votues dhe korruptuar politikanë!

Shqipëria duhet të ndahet plotësisht nga ky ferr kriminal që i ka dhënë kontrollin e territorrit dhe pasurive të vëndit bandave!
Mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë që po e ndihmojnë Shqipërinë në momente të veshtira


Etiketa: , , ,

Pas