Një operacion anti-drogë është ndërmarrë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë ku janë lëshuar 38 urdhër arreste dhe janë sekuestruar miliona euro pasuri.
Mes të arrestuarve janë pesë punonjës policia dhe një prokuror. Për këtë të fundit, është lëshuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Mësohet se bëhet fjalë për një prokuror të Prokurorisë së Vlorës.
Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 dhe 2020 nga Drejtoria e Anti-mafies Italiane të Barit. Në ndihmë të hetuesve kanë qenë deklaratat e katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Urdhri i nënshkruar nga gjyqtari i Tribunalit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës u lëshua në dispozicion të Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës dhe Drejtorisë së Anti-mafias së Barit , në koordinim e Eurojust.
Gjithashtu arrestimet po kryhen me ndihmën ndërkombëtare të zyrës Ndërlidhëse të Tiranës dhe Policisë Shqiptare, si pjesë e një Ekipi të Përbashkët Hetimor.
Ndërkohë, detajet e aksionit do të bëhen të ditura në një konferencë që do të mbahet në orën 10:30.
LEXO EDHE:
Operacion antidrogë në Shqipëri dhe disa shtete: 38 të arrestuar, edhe zyrtarë