Autoritetet policore italiane në qytetin e Romës kanë sekuestruar rreth 75 kg hashash e kanë vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë me incialet P.A 31 e B.A 37 vjec.
Arrestimi i tyre erdhi pas një kontrolli në territor në një lagje periferike të Romës, i cili coj në ndalimin e një automjeti drejtuar nga shqitpari 37 vjecar.
Me ndihmën e qenëve antidrogë fshehru në një nga sediljet e automjetit u gjet një cantë stofi e zezë me 12 pako hashash e me peshë rreth 13.24 kg hashash.
Më pas kontrolli në banesën e shqiptarit në komunën Castelnuovo di Porto coj në gjetjen e rreth 61 kg të tjerë hashash fshehur në një dollap në dhomën e gjumit, së bashku me isntrumente për përgatitjen e konfeksionimin e dozave të drogës.
37 vjecari shqiptar u vu në pranga për trafik lëndësh narkotike.
Antidroga e Romës arrestoj dhe një tjetër shqiptar 31 vjec i cili u kap ndërsa po hynte në banesën e 37 vjecarit.
Dy shqiptarët ndodhen burgun e Latinës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

