Policia e Kosovës njofton se gjatë operacionit që po zhvillohet në Veri të Kosovës, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj dhe Drenas, deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë serbë, por edhe shqiptarë e boshnjakë që shërbenin në Polici, Dogana, etj. Sipas Policisë, të gjithë janë të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, si kontrabandë mallrash. “Përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve. Kemi sekuestruar armë e mjete të tjera të paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas agjencisë “KosovaPress”, gjatë operacioni janë plagosur edhe 3 policë së Kosovës, 2 në Mitrovicë dhe 1 në Zubin Potok.
Nga ana tjetër, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, një organizatë joqeveritare që vepron në Prishtinë, tha se numri i të arrestuarve dhe të ndaluarve ka shkuar në 30, kryesisht policë të Kosovës të etnisë serbe, ndërsa ka edhe policë shqiptarë dhe kontrabandistë shqiptarë dhe serbë.
Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë në disa vepra penale, si pjesëmarrje ose organizim i grupeve kriminale, kontrabandë mallrash, keqpërdorim te pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit etj.
Lexo edhe:
VIDEO/200 forca speciale në Mitrovicë, serbët në alarm: Niset Daçiç