Aktualitet

“Perimetri”/ Tentuan të transportonin 16 klandestinë, në pranga 2 persona





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:28 - 12/07/20 |
mapo.al

2 persona janë arrestuar nga Policia Rrugore në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.


B. J., 41 vjeç dhe F. S., 48 vjeç banues në Prishtinë, Kosovë u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm, destinacion i të cilëve ishin vendet e BE-së.


Ata akuzohen për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.


Njoftimi i Policisë


Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. J., 41 vjeç dhe F. S., 48 vjeç banues në Prishtinë, Kosovë, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin minibus tip “Benz”, në drejtim të Prishtinës, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.


Etiketa: , , ,

Pas