Kronika

Operacioni “Vjosa”/ Autorët braktisën mjetin dhe 1 ton drogë, policia jep detaje…






               Publikuar në : 12:14 - 22/01/19 |
mapo.al

Pas sasisë së konsiderueshme të drogës që u kap sot në grykëderdhjen e Vjosës, policia e Fierit ka dhënë detaje nga operacioni. Në sajë të aksionit “Vjosa”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s kanë parandaluar një tentativë për trafik lënde narkotike, përmes detit drejt Italisë, ndërkohë që thuhet se është bllokuar 1 ton drogë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se operacioni nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det.


Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Ndërkohë, Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë kanë organizuar punën duke patrulluar me disa grupe nga toka, megjithë kushtet e vështira të motit. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit.



Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan. Duke përfituar nga errësira, të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre. Ndërkohë, blutë sekuestruan 1 mjet lundrues, 2 automjete, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin.

Nën drejtimin e një grupi të posaçëm po vijojnë hetimet intensive për ndalimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe përballjen e tyre me drejtësinë./BW/

<
>
gomone1 gomonia-me-droge droga


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas