Aktualitet

Operohet në zemër ylli i Bayern Munich, rrezikon pensionimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:16 - 17/09/21 |
mapo.al

Nuk ka paqe për Kingsli Koman.






Pas tre dëmtimeve në të njëjtin kyç të këmbës në harkun e një viti, që e kishin bërë atë të mendonte për t’i thënë lamtumirë futbollit, sulmuesi francez është detyruar të bëj një tjetër ndalesë në karrierën e tij.


Kjo u njoftua nga trajneri i Bajern Mynih, Julian Nagelsman. Gjermani konfirmoi se futbollisti i është nënshtruar një operacioni në zemër, i cili mund të jetë edhe deciziv për fatet e tij në fushën e lojës.







Duke përjashtuar komplikimet, francezi duhet të jetë përsëri në dispozicion të trajnerit në tetor, por sigurisht sezoni i tij nuk filloi ashtu siç shpresonte: vetëm tre paraqitje në total, rreth dyzet minuta në kampionat, një pjesë lojë në Superkupën gjermane kundër Borussia Dortmund dhe pak minuta në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.



25-vjeçari ka një kontratë me gjigantët gjerman edhe për dy vitet e ardhshme, teksa në të shkuarën është aktivizuar dhe me ekipe si PSG e Juventus.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas