Aktualitet

Opozita akuzon qeverinë Kurti për kokainën në Lipjan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:49 - 27/05/21 |
mapo.al

400 kg kokainë e kapur më 18 maj në Lipjan, pas një operacioni ndërkombëtar të drejtuar nga anti-mafia italiane, ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës






Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri ka hedhur akuza ndaj qeverisë së Albin Kurtit, si e përfshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike.


“A mund të dalësh ta sqarosh që si ka mundësi që vëllai i drejtorit të Doganës që e ke emëruar ti e ka kryer shpedicionin e kamionit ku u kapën 400 kg kokainë. Ky është mega skandal dhe t’i ende s’ke marrë asnjë veprim. Të paktën është dashtë me suspendu e me shiku çfarë fshihet në këtë skandal. Edhe më i madh është skandali se në fillim u raportua për 2200 kg kokainë e në fund u tha se u kapën vetëm 400. Ku mbetën edhe 1800 kg. Dil kryeministër e na sqaro krejt këtë skandal”, është shprehur Tahiri.







Por kreu i qeverisë ka preferuar të heshtë dhe të mos reagojë për akuzat e hedhura ndaj zyrtarëve. Pas këtyre deklaratave të opozitës parlamentare, Dogana e Kosovës ka dalë me një reagim publik duke mohuar akuzat e Tahirit.

Lexo edhe :  Kurti mbron Procesin e Berlinit: Nuk bëhemi pjesë e "Open Balkan"


“Në rast se Deputeti nuk tërheq fjalët e pa vërteta dhe nuk i kërkon falje publike Doganës së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm do të ushtroj të drejtën e tij qytetare, për të ngritur padi në Gjykatën kompetente për dëmin që i është bërë Doganës së Kosovës, zt. Llugaliu dhe familjes së tij. Ftojmë prokurorin që të nis hetimin e të zbardhë të vërtetën”, thuhet në deklaratë.



Kritikat e opozitës për Kurtin, kanë vazhduar në këtë seancë parlamentare, edhe për deklaratën e dhënë në Bruksel, ku kreu i qeverisë u shpreh se kriminelët e luftës duhet të largohen nga politika.

“Unë kam folur për kriminelët e luftës dhe të paqes. Ushtarët e UÇK-së nuk janë kriminelë. Serbia e dinë për këtë e kam pasur, po ashtu Brukseli e dine. Besoj që kriminelë të luftës nuk ka vetëm në Serbi por edhe në veri të Kosovës, ka dhe në Bosnje por ndoshta edhe në Malin e Zi. Darka e punës ishte multilaterale”, tha Kurti.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas