Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të opozitës Lulzim Basha, kur ai po fliste për çështjen e Fatmir Xhafajt.
Pasi mbaroi minutat e parashikuara, fjala u ndërpre, por Basha u revoltua.
Ai thirri pranë foltores deputetët, që bllokuan seancën.
Ruçi e ndërpreu seancën.
Ndërkohë kreu i PD, që më herët e quajti Fatmir Xhafajn si ‘peshk të madh’, vazhdoi të transmetonte live në FB.
Basha tha se Fatmir Xhafaj duhej të dilte me pranga nga salla.
Sipas tij, të tjera fakte tronditëse do publikohen.