Opozita parlamentare e ka braktisur sot mbledhjen online të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës lidhur me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Mes deputetët e maxhorancës qëndroi vetëm Adriatik Alimadhi, i cili tha se ishte dakort me relatoren socialiste Klotilda Bushka, e cila tha se shkeljet e Presidentit Meta nuk janë të nivelit që duhet të çojnë në shkarkimin e tij.
Deputetët e opozitës së re u larguan dhe këtu kreu i komisionit Ulsi Manja gjeti rastin të sqaronte se Komisiomi Hetimor merr vendime të natyrës ligjore, jo politike.
REPLIKAT
Klotilda Bushka: Në bazë të analizave dhe fakteve, rethanave konkrete duke marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe duke synuar nxitjen e bashkëpunimit institucional dhe zhbllokimin e ngërceve artificiale që dëmtojnë demokracinë çmohet se shkeljet e kryera nga presidenti në tërësinë e tyre nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar propozimin për shkarkimin e presidentit.
Adriatik Alimadhi: Kjo nuk është shkelje e rëndë dhe jam kundër materialit që ka paraqitur zoti Valteri jam në logjikën tërësore të asaj që ka paraqitur zonja Bushka. Sa kohë Valteri prezantoi qëndrimin e opozitës, unë jam kundër, nuk jam dakort. Kam qenë në mendimin që veprimet e presidentit nuk sollën asnjë pasojë të rëndë në këtë vend.
Alban Zeneli: Jam dakort që Alimadhi s’është dakort me opozitën, më vjen mirë që është dakort me maxhorancën, si duket keni interesa të përbashkëta lidhur me shkeljet e presidentit, por ajo që më shqetëson është qëllimi kryesor i ngritjes së këtij komisioni. Hera e parë që një komision heton do ishte në respekt të këtij komisioni, e në respekt të qëllimit kryesor të shkruar. 55 deputetë kanë kërkuar për shkak të shkeljeve të rënda të presidentit, shkarkimin e tij. Ju, në bazë të relatores thatë që presidenti e ka shkelur kushtetutën. Cila është arsyeja që ju kërkoni që ky president të mos marrë ndëshkimin që i takon? Se kuptoj që bëni një veprim të pallogjikshëm këtëj thoni e ka shkelur kushtetutën këtej thoni do i japim një vërejtje me shkrim, kjo është pa sens…
Halit Valteri: Ju thatë që Presidenti s’duhet të qëndrojë në detyrë asnjë ditë të vetme. I premtuat mbështetësve tuaj që Presidenti do ishte shembull dhe do shkarkohej. Për ju ç’dekretimi i 30 qershorit, ishte atentat ndaj Kushtetutës. 26 qershor 2019, është ngritur ky komision hetimor, janë zhvilluar 10-tra mbledhje, dëshmi dhe prova dhe këtu në këtë komision. Sot një vit më vonë është si të kthehet në pikën zero. Nuk flitet më për shkarkim të Presidentit, për shkak se u treguat të paaftë për të shkarkuar Presidentin për 30 qershorin, ju e çuat në çështjen e emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky Komision ka dal jashtë objektit të tij, ky komision përcaktoi qartë se Presidenti tejkaloi kompetencat. Presidenti duhet të shkarkohet.
Arlind Çaçani: Kemi punë më të mira për të bërë, ndaj duhet të largohemi nga komisioni.
Alban Zeneli: E kemi treguar që në fillim që jemi mbështetës të institucioneve, ndaj jemi edhe në këtë komision por kjo nuk do të thotë që ne duhet të bëhemi pjesë e lojërave tuaja. Në formë proteste ne do largohemi nga ky komision sot dhe të gjitha gjërat e tjera do jua kalojmë juve me shkrim në mënyrë institucionale.
Halit Valteri: Vazhdoni, punë të mbarë…
Ulsi Manja: Punë të mbarë e ditë të mbarë dhe për ju deputëtë të opozitës, por më lejoni të bëj disa sqarime referuar edhe ligjit për punën e komisoneve hetimore, dhe opinionit të Venecias për zhdekretimin, Venecia shprehet se shkarkimi përfshin disa aspekte e faza ligjore e politike.
Puna e komisionit është thjesht me natyrë ligjore, ndërsa Kuvendi është që në fakt ka dhe një vendim përtej punës me natyrë ligjore ka dhe një vendimmarrje politike dhe që merr në konsideratë edhe pasojat politike të shkarkimit të presidentit e më pas Kushtetuesja si komsionit hetimor jep vlerësim të natyrës kushteuese e ligjore.
E thënë qartë ky komision hetimor ka dhe do ketë një produkt me natyrë ligjore. Zonja Bushka në emër të mazhorancës e që prezantoi draft raportin përfundimtart me 47 faqe me konkluzionet përkatëse sugjeron dhe që propozimi im në rastin konkret është për komisionin hetimor, në tërësi që në analizë të fakteve akteve e dëshmive që janë marrë në shqyrtim, rrethanave konkrete, në rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, duke marrë në konsideratë dhe vendimin e Venecias në 2019 dhe opionionin e Venecias të 2020 për emërimin e anetareve te GJK, duke analizuar çmohet se shkeljet e Presidentit në tëresinë e tyre pavarësisht se e ka shkelur nenin 90 të Kushtetuës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, s’e e ka shkruar Venecia e zeza mbi të bardhë, që ska të drejtë të anulojë zgjedhjet, por kolegët 55 deputët propozues që kërkojnë shkarkimin me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, pas administrimit të provave dhe opinionit të Venecias arrin në konkluzionin që shkelja e Kushtetutës s’është e një natyre që mund të cojë në një procedurë shkarkimi të presidentit.
LEXO EDHE:
Tërhiqet PS: Shkeljet, jo të mjaftueshme për të shkarkuar Metën