Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar mesditën e sotme listën e anëtarëve të opozitës për KZAZ-të (Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve).
Ky hap i opozitës ka dhe një shpjegim. Sekretari Ivi Kaso tha se “anëtarët e opozitës në çdo KZAZ do të dokumentojnë manipulimin e dokumentacionit apo tentativat për regjistrimin e kandidatëve në kundërshtim me ligjin nga ana e mazhorancës.
Kaso tha se po regjistrohen kandidatë me dokumente false siç ishte rasti i Bindjes Demokratike.
“Edi Rama po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatë të një partie të krijuar në paradhomën e tij, me firma të falsifikuara, edhe atje në kundërshtim flagrant me ligjin”, tha Kaso.
Lexo edhe
PD: Edi Rama po kthen votimin monist, “Bindja” nuk përmbush kushtet
Etiketa: emra, komisionere, KZAZ, LSI, PD, regjistrim