Kryesore

Opozita e Bashkuar reagon ashpër ndaj Policisë: Nëse ka një skenar dhune, gjendet në zyrën e Ramës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:27 - 20/02/19 |
mapo.al

Partitë e opozitës kanë reaguar ashpër ndaj Policisë së Shtetit e cila u bëri thirrje qytetarëve të mos përfshihen nesër, pasi protesta tek parlamenti do të degjenerojë në dhunë. Policia tha se ka zbuluar skenarin e organizatorëve për të hyrë brenda parlamentit.


Ndërsa opozita në reagimin e saj për policinë thotë se këto janë thirrje të një policie politike. Ajo përjashton mundësinë se opozita ëshët duke përgatitur një skenar të tillë, ndërsa shton se “nëse ka një skenar dhune, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës”. Ata theksojnë se sovrani do ta ushtroje të drejten e tij për të protestuar nesër, ora 10:00 para parlamentit.



Deklarata e plotë


Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.
Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Bashkelidhur

DEKLARATA E POLICISE PER PROTESTEN E 21 SHKURTIT PARA PARLAMENTIT


Etiketa: , , , , , ,

Pas