Editorial

Opozita e plotësoi një kusht të negociatave, qeveria ka ngelur pas






               Publikuar në : 21:10 - 02/10/19 |
Mapo.al

Mapo.al


Pas daljes së kushteve gjermane për hapjen e negociatave, ku shtrohen 9 pika dhe kërkohet dalje nga kriza, kemi një realitet të ri politik.



Është fakt se opozita po punon më shumë se qeveria për plotësimin e tyre. Të paktën deri tani.

Teksa ka treguar vullnet konkret për të realizuar reformën zgjedhore, PD dhe aleatët nuk janë mjaftuar vetëm me praninë në tryezë, pas disa muajsh të ashpër politik dhe qendrimi jashtë sistemit, por po ashtu kanë propozuar pika dhe ide konkrete.

5 pikat e paraqitura në publik, janë një terren i mirë jo vetëm për të pasur ndryshimet që duhen në sistemin apo legjislacionin zgjedhor, po dhe një rrugë për dalje nga kriza.

PD mirëpret thirrjen e ndërkombëtarëve dhe konfirmon vullnetin e saj për të qenë pjesë e tryezës. Opozita, pra, ka lënë rrugën dhe ka hedhur hapin drejt institucionit.

Po ashtu, ajo ka ndërprere protestat përpara dhënies së vendimit nga BE për çeljen e negociatave.

Këto janë gjërat që mund të bëjë opozita dhe duket se i ka kryer.

Ato që theksohen po ashtu në dokument, nuk janë kushte të PD dhe aleatëve, as trille as kapriçio të reja, po në të vërtetë janë kushtet gjermane.

Pikërisht Bundestagu thotë se duhet ndëshkuar krimi zgjedhor dhe autorët e krimit zgjedhor. Dhe Bundestagu kërkon që zgjedhjet e tjera të mbahen në frymën e rregullimeve të kërkuara dhe drejtësisë së dhënë për ata që kanë blere e manipuluar votën.

Këto janë pikat ku duhet qeveria të tregojë vullnetin e saj. Vullnet që deri tani nuk po shfaqet. Fjalet janë vetëm fjalë, asaj i kërkohen akte. Tani qartazi topi është në fushën e Rilindjes. Dhe nuk ka më kohë dhe zor të gjenden spektatorë qe gënjehen me metafora me tren e karroca.

Vendime duhen, dhe vendime të forta që mund të jenë të dhimbshme për Ramën, pasi ndoshta duhet të sakrifikojë bashkëpunëtorët e tij të hambarit të votave, po këtë tashmë nuk ia kërkon opozita apo opinioni publik, as ligji shqiptar apo kodi penal, por është një kusht gjerman dhe europian. Kusht që thjesht duhet plotësuar.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas