Aktualitet

Opozita e re bashkon votat me PS, miratohen 2 ligje të “Drejtësisë”







               Publikuar në : 19:27 - 18/07/19 |
mapo.al

Opozita e re ka bashkuar votat me mazhorancën sot në miratimin e dy ligjeve të Reformës në Drejtësi. Votat e opozitarëve bënë të mundur arritjen e kuorumit të nevojshëm.


Më konkretisht, u miratua me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë. Si dhe 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro ndryshimet në Kodin Penal. 11 deputetë kanë votuar kundër dhe dy abstenuan për këto ndryshime. Po kështu parlamenti ka miratuar me 90 vota pro dhe 8 kundër edhe projektligjin për Mbrojtjen Civile.

LEXO EDHE:

Milot-Balldre/ Kuvendi miraton koncesionin e “rrugës së floririt”


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas