Një seancë parlamentare e qetë ishte kjo e sotmja që u mbyll me bashkimin e votave të disa prej deputetëve të opozitës së re me mazhorancën. Kësisoj u rrëzuan dy dekrete të rëndësishme të Presidentit, ai për ndryshimet në Kodin Penal dhe Ligji për Akademinë e Shkencave. Meta i ktheu këto dy ligje, por me votimin e sotëm në parlament, ligjet hyjnë në fuqi pa dekret presidencial.
Sa i përket Kodit Penal votuan kundër dekretit të Metës 85 deputetë. Ndërkohë që pjesa tjetër e opozitës së, 11 deputetë votuan pro dekretit të Metës. Ndërsa 2 deputetë abstenuan.
Ligji për Akademinë së Shkencave mori 78 vota (kundër dekretit) ndërsa 20 deputetë të opozitës së re votuan pro dhe 5 ishin abstenim.