Aktualitet

Opozita e re kthehet në mbledhje, Fino i bën për ujë të ftohtë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 25/09/19 |
ro ot

Ata njihen në zhargonin e përditshëm “opozita e re” dhe janë pikërisht deputetët që morën mandatet e djegura nga PD dhe LSI. Opozita e re nuk u ndje mirë sot në tryezën e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore për faktin se në këtë mbledhje merrnin pjesë përfaqësuesit e PD dhe LSI.



Që në fillim të mbledhjes reagoi Kujtim Gjuzi i revoltuar me Damian Gjiknurin, i cili në cilësinë e bashkëkryetarit për reformën zgjedhore, ia dha fjalën përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso dhe anashkaloi Rudina Hajdarin. Teksa Kaso deklaroi se Opozita e Bashkuar do bëhet pjesë e debatit për reformën zgjedhore nëse shkrihet ky komision dhe ngrihet një tjetër, Ralf Gjoni në shenjë revolte u largua nga tryeza. Ai shfaqi shenja xhelozie duke thënë për mediat se “po bëhet një martesë e re mes PS dhe PD”. Më pas doli nga mbledhja dhe Rudina Hajdari e Halil Jakimi.


Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt është shprehur i zhgënjyer me situatën e krijuar sot në tryezën për reformën zgjedhore. “Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë” -u shpreh ai.




Dy orë pas këtij debati, opozita e re vendosi të rikthehet në tryezën e diskutimeve për reformën zgjedhore. Në fillim foli Ralf Gjoni i cili tha se “dua të bëj një sqarim, ka pasur një keqkuptim se shumë prej nesh kujtuan që tryeza zhvillohej në gjirin e komisionit parlamentar për reformën, unë nuk mund të qëndroja në tryezën e parë se nuk pranoja që fjalën të ma jepte Damian Gjiknuri largimin e të cilit ne e kemi kërkuar, por kjo është cështje e PS dhe do e zgjidhim në gjirin e komisionit”.



Por me kthimin në tryezë, ata u përballën me reagimin e ashpër të deputetit të PS-së, Bashkim Fino.


Fino: “Jam anëtar edhe më i rëndësishëm edhe do flas edhe pa më dhënë leje, edhe juve edhe zoti Damian nuk e zbatoni këtë program. Mos na vini pas dy orësh të na kërkoni falje ne, ikni atje jashtë të kërkoni falje për mediat. Programin e kishit, të reagonit që në fillim, vini pas të vjelave ju të na tregoni ne, ca jeni ju. Jeni deputetë të partive që duam bashkëpunim, ju jeni pjesa tjetër që keni ardhur, pas atyre që kanë dalë në rrugë, ne i respektojmë edhe të tjerat që kanë më pak vota apo shoqërinë civile, jo të na tregosh ti, ikën dy orë ti, shikon gjithë lajmet ti dhe justifikon pse ike ti. Edhe mos u merr me bashkëkryetarin tonë, Damian Gjiknurin”.

Replikon Hajdari: Kemi 30 vjet që ju dëgjojmë, nuk na thoni asgjë të re, nuk thatë asgjë.

Fino: Dili për zot programit, kaq…!

Hajdari: Po prishni rendin, nuk është normale të sulmoni në këtë lloj mënyre.

Gjoni: Nëse ju doni ta pranoni kete vazhdoni, vazhdoni pazare ne nuk e pranojmë.

Në përfundim të mbledhjes, Damian Gjiknuri u shpreh për mediat se mazhoranca është e gatshme të gjejë gjuhën e dialogut me opozitën e vertetë, pra PD dhe LSI:

I pyetur për propozimin e bërë sot nga, Ivi Kaso, që procesi i reformes “të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar”, Gjiknuri deklaroi: “Mekanizma jashtë sistemit parlamentar e vështirë të ketë sepse do miratohet ne fund nga Parlamenti, por nëse PD kërkon të kanalizojë propozimet e saj, ka mekanizma dialogu që ne nuk i refuzojmë, por duam të mësojmë më shumë ç’ka kanë parasysh ata me këtë strukturrë të re”.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas