Aktualitet

“Opozita fiton zgjedhjet”/ Berisha: Këshilla që kam për Bashën dhe Kryemadhin





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 22:21 - 23/01/20 |
mapo.al

Opozita nëse bëhen zgjedhje, që nesër të bëhen, i ka të fituara zgjedhjet”. Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin Opinion. Edhe pse opozita u ul në një tavolinë me qeverinë për Reformën Zgjedhore, Berisha ka një këshillë për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin: “Vetëm këtë këshillë, çdo lloj përpjekje për të votuar shqiptarët të lirë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.-deklaroi Berisha.


Edhe njëherë ai theksoi se Rama ikën nëse ka protesta të qëndrueshme. “Dakord nuk e rrëzuam, por hajde ta rrëzojmë. Me protesta periodike “Rama Ik”. Rama ikën kur të mos jetë më i zoti të kthehet më në zyrë”, theksoi ai.



I pyetur nëse kjo marrëveshje, ka dekurajuar militantët e PD-së, ish kryeministri tha: “PD ka një spektër njerëzish prapa. Për një pjesë të njerëzve një reformë kur ti dikton, është siguruese për zgjedhjet. Ti nuk mund ta injorosh këtë, ti vepron për një shumicë e cila thotë se tani kemi një ligj më të mirë për të bërë zgjedhje. Opozita është për zgjedhje dhe këtu Shqipëria është përpara.”-deklaroi ish-kryeministri Berisha.


***

Një nga pikat e debatit në Opinion ishte edhe ulja në tavolinë e opozitës me mazhorancën për Reformën Zgjedhore. Ish-kryeministri Berisha u shpreh se raporti i fundit i ODIHR i asgjesoi plotësisht zgjedhjet dhe nëse opozita pas këtij raporti thoshte që nuk ulem në tryezë. Më tej ish-kryeministri shtoi se opozita duhet të ulet përndryshe tregon dhe dëshmon se nuk e ka Shqipërinë të parën.

I pyetur nga gazetarët se përse opozita nuk arriti të rrëzojë dot Edi Ramën, Berisha theksoi se opozita nuk arriti të trajtonte revoltën popullore me mosbindjen civile.

Opozita nuk e rrëzoi dot Edi Ramën. Për mendimin tim, opozita nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore me mosbindjen civile të shkallës së atillë sa ti jepte shkelmin Edi Ramës ta rrëzonte përfundimisht. Nëse opozita do të kishte gjetur rrugën efiçente të mosbindjes civile asnjë ndërkombëtar nuk mund të shpëtonte Edi Ramën. Opozita duhej të stacionohej tek Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.”- deklaroi Berisha.

Berisha shtoi se këtë mund ta bëjnë qytetarët. Sipas tij qëndrimi i shqiptarëve të bashkuar, duke bërë rezistencë të pandalshme para kryeminsitrisë, do ta largonte përfundimisht Edi Ramën.

‘Shqiptarët nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën duhet të përgatiten për një persistencë në bulevard që ai t’ia mbathë nga frika. Edi rama është një frikacak i madh që është i pari që ikën nga frika kur e rrethon sovrani. Rama ka zgjedhur mos rrijë në zyrë, por sovrani i thotë rri tek strehimet e Enver Hoxhës në Skrapar. Kur opozita të mos e lërë Ramën të vijë në Tiranë, as socialistët nuk do ti shkojnë’, u shpreh Berisha.

LEXO EDHE: 

Takim Basha-Rama?/ Berisha-Vangjelit: Të të gënjejë Fuga, kjo është e tepërt

 

 


Etiketa: , , , ,

Pas