Aktualitet

Opozita kërkoi praninë e tij në Parlament, mbërrin me një orë vonesë Edi Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:59 - 16/09/21 |
mapo.al

Pas këmbënguljes së opozitës, pas një orë vonese ka mbërritur në Parlament kryeministri Edi Rama.






Më herët ka pasur debate mes opozitës që kërkonte prezencën e kryeministrit dhe mazhorancës, e cila kërkonte vazhdimin e punimeve të seancës plenare.


Fillimisht seanca nisi në orën 16:00, por është ndërprerë disa herë.







Grupi parlamentar i PD-së theksoi se Edi Rama e ka detyrim kushtetues të dëgjojë opozitën për një çështje të rëndësishme siç është programi i ri qeverisës.



Ndërkaq, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, thanë se ligji nuk e kushtëzon kryeministrin të jetë i pranishëm në seancë.



Lindita Nikolla njoftoi se Rama do të mbërrijë në orën 17:00, por ai u pa ne ambientet e Kuvendit ne oren 18:00.

11


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas