Kryesore

Opozita kërkon tryezë për Reformën Zgjedhore të hënën, mazhoranca të martën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 23/05/20 |
mapo.al

Përfaqësuesit e opozitës në Grupin Politik për Reformën Zgjedhore propozuan të hënën, datë 25 maj, si ditën e mbledhjes së këtij grupi me synimin e përmbylljes sa më shpejt të reformës.


Ndërkohë maxhoranca ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet ditën e martë me datë 26 maj, pasi ditën e hënë është pushim zyrtar për Festën e Bajramit.


Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe kanë vënë në dijeni për këtë qendrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.


“Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj. “- thuhet në letrën e opozitës, ku përmendet se për shkak të shkeljes së standardeve nga ana e mazhorancës për 3 procese zgjedhore me radhë, reforma zgjedhore është rikthyer si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE.


LEXO EDHE: 

Opozita letër mazhorancës, kërkon takim për Reformën Zgjedhore: Deri tani asnjë kompromis


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas