Opozita kërkon pavlefshmëri në Gjirokastër, Kolegji tërhiqet për vendim

Kolegji Zgjedhor vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për të marrë prova shtesë për shqyrtimin e pavlefshmërise zgjedhore.

Kreshnik Merxhani i VV ndërkohë kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër dhe përsëritjen e tyre.



Altin Kaziaj përfaqësues i LSI kërkon t’i pranohet padia e saj dhe ndryshimin e vendimit të KAS: Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso pati të njëjtën kërkesë si LSI.

Përfaqësuesi ligjor i PS Eridian Salianji: Ne kërkojmë rrëzimin e ankimimeve dhe lënie në fuqi të vendimit të KAS.

Kolegji tërhiqet për vendim.

***

Debatet gjatë seancës

Eridjan Salianji: Provat e opozitës, të cunguara
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, Eridjan Salianji, i cilësoi si prova të cunguara ato të siguruara nga Partia Demokratike.

Ai tha, se nuk mund të paraqesësh prova në Kolegj, të marra nga deklarata politike, pasi janë në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, e për këtë, ai kërkoi nga trupa e gjykatësve, të mos marrin parasysh provat e paraqitura nga PD.

“Sa i përket kërkesave ankimore, janë në kundërshtim me ligjin dhe kodin zgjedhor, ku flitet për pavlefshmëri. Nuk është përmendur asnjë shkelje konkrete. KQZ kryesisht ose me kërkesë të subjekteve zgjedhore i shpall në një apo më shumë qendra votimi të pavlefshme nëse ka shkelje të rënda. Të më përmendet një qendër votimi që ka shkelje ligji. Nuk kemi qendër konkrete ku është shkelur ligji. Ankuesit i kanë qëndruar në terma të përgjithshëm ankimeve, nuk janë detajuar. Pra, kërkohet prova, por duhen kërkohet me qendër votimi, nuk kërkohet prova nga deklarata politike.

Dihet se cilat janë llojet e provave, nuk mund të vish këtu e të thuash që kemi denoncuar këtë rast dhe të merret si provë. Ne kemi mirëkuptuar për shkak të fushatës elektorale, por, të ngresh të gjithë procesin ligjor për pavlefshmëri i mbështetur në deklarata politike, është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Është e qartë që të vinin me një qendër votimi, dhe të jepnin shembuj. Nuk përcakton kodi që të kërkohet pavlefshmërinë e të gjithë qarkut. Kërkesa ankimore duhet të rrëzohet që sa dëgjohet objekti, e ku thuhet të shpallen të pavlefshme zgjedhjet. Ne kërkojmë që provat të mos merren parasysh. PD duhet të kërkoj dokumentacionin e KZAZ-ve”, tha Salianji.

Ivi Kaso: U vunë burimet shtetërore në dispozicion të PS
Ivi Kaso thotë se gjithë burimet shtetërore në zgjedhje u vendosën në dispozicion të PS dhe se vullneti i zgjedhësve u deformua me anë të presioneve e benefiteve nga mazhoranca. Më parë PD nuk ia doli në KAS dhe KQZ të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit pasi në të shumtën e rasteve kërkesat e saj nuk u pranuan.

“Disa raste ishin nga ky organ i specializuar. Ka patur vlerësojmë në kërkesë padinë që kemi dërguar dhe procesin administrativ në KQZ një skemë të organizuar të vënies në shërbim të mazhorancës ditën e zgjedhjeve deri rezultatin gjithë resurseve e burimeve shtetërore në dispozicion të PS. Të ndaluara nga legjilsacioni zgjedhor.

Pavarësisht ndalimit që parashikon 4 muaj para zgedhejve legjislacioni, qëllimit që ka legjislatori jo vetëm në mënyrë formale të ndaloj qeverinë përdorimin e burimeve shtetërore, por edhe të japë benefite për kategori të ndryshme të shtetasve e zgjedhësve. U shkel me të dyja këmbët, u përdor masivisht çdolloj burimi shtetëror. Si në disa qarqe me tërmetin.

Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca dhe qeveria. Kriminaliteti në një zonë të caktuar punon për rezultatin e kandidatët e PS, dhe drejtorët e enteve që ndikojnë në procesin zgjedhor.

Vullneti deformohet me presion, benefite dhe siç është rasti i Gjirokastrës duke mohuar shtetasve shqiptarë votimin. Të drejtën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Edhe intimidimi i administratës shtetërore, punonjësit të mbështesnin PS, mazhorancën në pushtet duke u kërkuar arsimtarëve, nëpunësve civilë, kujtdo me bordero shtetërore për pjesëmarrje me detyrim në takime elektorale’’- tha Kaso.

Ai vijoi më tej duke thënë se janë 40 ankime nga PD vetëm për Qarkun e Gjirokastrës teksa KAS nuk pranoi të marrë prova shtesë duke bërë hetim administrativ të paplotë.

“Më shumë se 40 ankime që personalisht si forcë politike ne Aleanca për Ndryshim. Për tu ndalur tek provat. Paraqitëm mbi 20 prova në KAS, dhe kërkuam marrjen e 19 provave të tjera që gjendeshin pranë institucioneve shtetërore, refuzuan ti ndajnë me ne të dhënat. Mbi funksionimin e përditshëm, veccanërisht para zgjedhjeve. Pavarësisht se institucionet refuzuan provat që do të provonin pavlefshmërinë. KQZ u kërkon institucioneve dokumente për hetimin administrativ. KAS me shumicë votash refuzoi kërkesën. Me një votim 3-2 u refuzua për fat të keq, duke e bërë një hetim administrativ jo vetëm të paplotë, por duke lënë provat domethënëse. Kërkohet shpallja e pavlefshëm e zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre në kushte normale”- vijoi Kaso.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252