Ditën e sotme rreth orës 9:30 do të zhvillohet protesta e radhës nga opozita e bashkuar, para parlamentit. Opozita është zotuar që do të ketë protestë përpara Kuvendit, sa herë që do të ketë seancë parlamentare. Kjo e sotmja është protesta e tetë në numër. Dy janë zhvilluar përpara Kryeministrisë ndërsa 5 përpara Kuvendit.
Opozita do të kërkojë largimin e qeverisë Rama, ndërkohë që Kuvendi do të vijojë seancën e radhës plenare e cila ishte parashikuar për ditën e nesërme. Organizimi i protestës do të jetë i njëjtë me atë të protestave të mëparshme, ndërkohë që mësohet se peshën kryesore do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së.
Mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë sot në protestë për shkak të angazhimeve që do të ketë jashtë vendit. Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.