Opozita në protestë sot para Parlamentit, shtohen forcat e policisë (VIDEO)

Sot në orën 10:00, opozita e bashkuar do të protestojë sërish, kësaj here para Parlamentit të Shqipërisë. Kjo protestë do të zhvillohet nën vazhdën e protestës së 16 shkurtit që u zhvillua para Kryeministrisë. Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha teksa firmosi djegien e mandatit të tij si deputet, ftoi edhe njëherë të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestën e ditës së sotme para Kuvendit.

Edhe këtë herë janë nisur shumë protestues nga rrethet e tjera të Shqipërisë drejt Tiranës. Ndërkohë, po dje, Policia e Shtetit u bëri thirrje organizatorëve të protestës, që zhvillohet sot para Kuvendit, që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga ana e protestuesve.



Në deklaratën zyrtare, lidhur me masat e marra për tubimin që do të zhvillohet nga opozita, Policia thotë se ka të dhëna se synohet hyrja me forcë në Kuvend, si dhe për nxitje dhune e organizime me natyrë kriminale.

Megjithatë, thotë se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë. Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit u bën apel, në radhë të parë, organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues”- tha Policia.

Por menjëherë u përgjigj opozita e bashkuar me një deklaratë, duke mohuar çdo thirrje provokuese nga ana e policisë.

Opozita e bën të qartë se protesta e 16 shkurtit e provoi se nuk ka kriminelë, por qytetarë dhe kërkoi të ndalen kërcënimet.

/Gazeta Mapo/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252