Ne mungese te opozites, Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2017”.
Per draftin ne fjale eshte shprehur komisioni pergjegjes per Ekonomine dhe Financat. Po sot Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorëve”.
Nderkohe mbeten te mbartura per mungese votash, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)