Vazhdimisht mazhoranca e ka akuzuar opozitën se është e fjetur. Megjithatë beteja e saj duket se ka dhënë rezultate. Të paktën dy ministra të Brendshëm njëri pas tjetrit janë larguar.
Kritikët thonë se opozita, ndryshe nga sa pretendon mazhoranca, është e ashpër, por ajo nuk po ofron alternativën e saj.
Nga ana tjetër, Edi Rama duket se ka vendosur të ‘kopjojë’ opozitën edhe sa i përket ministrit të ri të Brendshëm, që vjen nga radhët e ushtarakëve.
Sandër Lleshi pritet të zëvendësojë Fatmir Xhafajn në krye të Ministrisë së Brendshme.
Demokratët vendosën kolonel Dritan Demirajn në këtë post kur kishin Ministrinë e Brendshme në qeverinë teknike.