Kryesore

Opozita nuk tërhiqet, Bylykbashi: T’i drejtohemi ODIHR-it, PS ka frikë




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 01/10/20 |
mapo.al

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, palët njoftuan se nuk kanë gjetur dakordësi as sot sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.


Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi, tha se opozita vijon të kërkojë me ngulm që palët t’i drejtohen OSBE/ODIHR për pikat ku nuk gjendet konsensusi.


Bylykbashi theksoi se PS vijon të mos pranojë, pasi sipas tij, ka frikë nga përgjigja e ODIHR, edhe pse ky i fundit është pranuar nga të gjithë si arbitër i procesit zgjedhor në vendin tonë.



“Opozita nguli këmbë në mbledhje që e vetmja pikë e agjendës të jetë nënshkrimi i përbashkët për kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR për ndryshimin e rregullave themelore. Gjiknuri ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij për të ndryshuar rregullat, ndërkohë që loja ka filluar. Opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR. PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ai që kemi pranuar të jetë arbitër të gjithë. Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon funksionimin e Këshillit Politik, e për rrjedhojë edhe Reformën Zgjedhore, që është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Bylykbashi.


LEXO EDHE: 


Këshilli Politik/ Gjiknuri: Opozita të sjellë një variant që ka sistem proporcional me lista të hapura


Etiketa: , , ,

Pas