Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Opozita nxiret jashtë gjyqit, Noka: Veprim cubash për të fshehur dhunën

by mapo.al
26/11/2018
in Aktualitet, Kryesore
0

Në një kohë kur aktualisht po vijon gjyqi për 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet se plagosi me kapsollë efektiven Ina Nuka, gjyqtarët kanë larguar nga salla deputetët e opozitës. Mësohet se togat e zeza kanë vendosur që të zhvillojnë seancën me dyer të mbyllura.

Sipas informacioneve që përcjell selia e PD-së, thuhet se, gjyqtari i nxori me forcë deputetët. “Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim te tille. Klima para seancës duket e tensionuar, ndërkohë qe i riu i arrestuar per plagosjen e polices raportohet se e ka dorën te fashist me dyshimin se ne komisariat i kane thyer gishtat me gjakftohtësi, si shenje hakmarrjeje”,- thuhet në reagimin e PD-së.

Ndërkohë, deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale. “Dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale “Rama”. Danjeli që protestonte për banesën dhunohet barbarisht në furgonin e policisë së shtetit. Askush të mos ja falë Edi Ramës dhimbjen e këtij djali dhe të gjithë familjeve të Unazës së Re!”, shkruan Mehmetaj.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur jashtë gjykatës pasi nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë për 18-vjeçarin. Ai e quajti veprim cubash të shtetit që po jep shpirt.

“Ky nuk është veprim i ligjit dhe shtetit ligjor. Është veprim cubash të veshur me kapele dhe çizme polici. Veprimi i cubave të shtetit që po jep shpirt. E gjitha për të fshehur dhunën dhe barbarinë që banda e Edi Ramës e veshur me uniformë ka ushtruar ndaj këtij djaloshi. Prandaj u bë me dyer të mbyllura. prokurori Edi Rama së bashku me gjyqtarin Edi Rama nuk mund ta fshehin. Kjo është fytyra e këtij shteti”,- deklaroi Noka.

I pyetur nëse do vazhdojnë të mbështesin qytetarët e Unazës së Re, Noka tha se s’do e lejojnë kryeministrin që të nxjerrë banorët nga shtëpitë.

“Opozita është e unifikuar për të mbështetur deri në fund banorët e Unazës, janë qytetarë të Tiranës dhe meritojnë gjithë respektin dhe të kenë shtëpinë e tyre. Ata që kërkojnë t’i nxjerrin si qen qytetarët ne do t’i ndalojmë. ne jemi që çdo kush të kompensohet deri në një. Mundi i tyre nuk mund të shkelet me këmbë as nga Edi Rama e as nga dylberët rreth tij”,- tha deputeti i PD.

Tags: gjyqjashtëNokaopozitaveprim cubash

JU SUGJEROJME

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
Aktualitet

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese

16/05/2022
Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
Aktualitet

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar

16/05/2022
Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
Aktualitet

Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër

16/05/2022
Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

16/05/2022
Next Post
Video/ Akuzohet se plagosi policen Nuka, Gjykata: Burg pa afat, Daniel Drobajt

Video/ Akuzohet se plagosi policen Nuka, Gjykata: Burg pa afat, Daniel Drobajt

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
  • Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
  • Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
  • Aktori i njohur Jason Momoa kërkoi falje, po vëllezërit Veshaj pse nuk e bëjnë?
  • Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In