Opozita parlamentare paralajmëroi sot bojkotimin e Kuvendit nëse ligji i mbërritur në Kuvend për Reformën Zgjedhore, nuk parashikon listat e hapura 100%. Deklarata e fortë u bë nga deputeti Andi Përmeti në foltoren e Kuvendit.
“Ju realisht negociatat i keni hapur çdo vit siç hapët listat. Ky prapa është thjesht një mashtrues dhe jueni frikacakë. Të gjithë keni frikë të shkoni tek qytetarët për të kërkuar votën me emrin dhe votën tuaj. Nuk keni se çfarë të thoni. Shitët shëndetësinë me PPP më të shtrenjta në Europë. Le mos të flasim për Keni turp të vini prandaj fshiheni pas listës së kryetarëve. Jam kurioz që të shohin shqiptarët. Myslym po të drejtohem ty. Të ftoj që të publikosh listën me emra që kanë votuar ndryshimet Kushtetuese. Gjithashtu ju ftoj që të bojkotojmë këtë parlament nëse nuk plotësohet kërkesa jonë për listat e hapura” – tha Përmeti.
Edhe deputetët e tjerë të opozitës parlamentare mbështesin tezën e hapjes 100% të listave. Halit Valteri kërkoi që përfaqësuesi socialist në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri të japë llogari përpara Kuvendit për draftin e depozituar nga mazhoranca. Rudina Hajdari shkoi edhe më tej kur tha se për hapjen e listave do të bëhet çdo sakrificë.
Halit Valteri
Deputeti Halit Valteri deklaroi në fjalën e tij në seancën parlamentare në Kuvend, se sot, shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë, ndërsa bëri thirrje për “disiplinim” të Damian Gjiknurit”.
“Shqipëria nuk është e socialistëve edhe nuk është përllogaritje elektorale e një partie dhe një subjekti politik, Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë. Ju lutem, disiplinoni Damian Gjiknurin. Sot që po flasim keni thyer keni thyer çdo rregull, për të mos ju dhënë shqiptarëve atë që duan, listat e hapura. Shqipëria nuk është një vend që ndahet në zona elektorale, siç doni ju”, tha Valteri.
Ndërsa, deputeti Ralf Gjoni ngriti shqetësimin se projekt-ligjet që propozohen nga opozita nuk shqyrtohen, ndërsa propozimet e mazhorancës shqyrtohen.
Rudina Hajdari
Ndërkohë ftesën e Përmetit e ka pranuar dhe Rudina Hajdari e cila në një deklaratë për mediat është shprehur se do të bëjnë çdo sakrificë.
“Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë që të çojmë këtë kauzë kaq të bukur përpara” – tha Hajdari.