Kryesore

Opozita parlamentare ndryshon mendim për pragun elektoral: Jo 5, por 2%





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 13/07/20 |
mapo.al

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit po diskutohen nen për nen kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimet Kushtetuese. Mbledhja është duke u zhvilluar online për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia.


Kërkesa e Korab Litës për të zbritur nga 5 në 2% pragun elektoral, është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës.


Deputeti Myslim Murrizi deklaroi gjatë fjalës së tij se e mbështet nismën e Litës, për të zbritur në 2% ndërsa pritet edhe qëndrimi i mazhorancës rreth këtij propozimi.


“Mbështes në emër të opozitës propozimin e relatorit, që të ndryshojë pragu i përqindjes që ka qenë 5% të merret në konsideratë dhe të zbresë ai prag nga 5% në 2%”, tha Murrizi.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas