Opozita si nevojë dhe shpresë e qytetarëve

Besnik Alku

Dita e djeshme do të mbahet mend si një ngjarje historike, jo se jemi i vetmi vend që shembim një teatër por sepse u nëpërkëmb dhe shtyp një lëvizje dy vjeçare e artistëve dhe intelektualëve që për hir të së vërtetës në Shqipëri janë të paktë në numër, dhe ishte unikale në llojin e saj. Qytetarë që protestojnë dhe rezistojnë për teatër, për kulturë, për dinjitet, për të drejta publike, për mbrotje të pronës publike, a thua se jemi në Francë apo Angli.



Nga shumë reagime të qytetarëve dhe gazetarëve të ndryshëm u prek shumë herë edhe çështja e opozitës, si një opozitë “gandiste” e urtë dhe shumë paqësore. Kjo kërkesë për opozitë më agresive vjen nga shumë qytetarë që kanë shpirtin e rebelimit, nga ato që kanë shpirtin e protestës, nga ato që janë të lodhur me këtë regjim pushtetarësh, nga ata që kanë shpirt kritik. Ka edhe nga ata që gjithomë kanë kundërshtuar opozitën në çdo nisëm që ajo merr, por me këtë pjesë nuk po merem. Ka edhe nga ata manipulatorë qeveritarë, që, akoma fajin e ka Saliu, por edhe me këto nuk po meremi.

Nëse e lexojmë siç duhet shqetësimin e këtyre qytetarëve, ajo tregon që opozita është sot nevoja më e ngutshme dhe shpresa e vetme e qytetarëve. Këtë e kanë shumë të qartë jo vetëm ato që e kanë mbështet gjithmonë opozitën, por e kanë të gjithë qytetarët e zhgënjyer, të vjedhur, të torturuar, të kërcënuar, pa liri, pa demokraci dhe të gjitha grupet e interesit që sot janë buzë katastrofës ekonomike dhe financiare që mbolli zullumi, korrupsioni dhe babëzia e këtij grupi qeveritarësh.

Qytetarët duhet ta kuptojnë dhe ta lexojnë rolin dhe qëndrimin modern perëndimor të Lulzim Bashës dhe opozitës, që asnjëherë nuk kanë qenë emocional, por i strukturuar duke respektuar parimet e demokracisë. Opozita ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje me të gjithë grupet e interesit që janë ngritur në protesta dhe revolta, por nuk ka uzurpuar kauzën e tyre, duke krijuar një mjedis demokratik për shpirtin e revoltës qytetare dhe një larmi të mozaikut opozitar me lëvizje të reja, me figura të reja me grupe te reja. Kjo është një vlerë e misionit opozitar në funksion të demokratizimit të shoqërisë Shqiptare. Nëse e shikojmë pa emocion të çastit, do e kuptojmë, dhe ka nevojë të kuptohet, siç është në të vërtetë, dhe jo siç fabrikohet në institucionet e propogandës së majtë.

Opozita sot ka një detyrë, që gjithë këtë nevojë dhe shpresë të qytetarëve ta kthejë në një alternativë qeverisëse, në një program të besueshëm dhe të realizueshëm, jo propogandë dhe mashtrim elektoral, të atillë, që qytetarët të gjenë pritshmëritë e tyre dhe të jenë pjesë e hartimit. Opozita duhet të premtojë që ata pushtetarë të korruptuar, ata shkelës ligji, ato uzurpatorë dhe hadutë, nesër do të jenë para gjyqit me akuza të mirëkopsitura me fakte dhe dokumente, që burgun që u mbajtën para syve qytetarëve, ta provojnë në kurrizin e tyre për të gjitha babëzitë dhe zullumet që bënë këto vite.

Qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm me votën e tyre, të mos e neglizhojnë, të mos manipulohen nga të fortët dhe parelitë me ca birra në lokalin e lagjes, apo ca thasë me miell, të mos gënjehen nga propaganda mediatike që thotë se dhe opozita njëlloj është, të kenë guximin, të mos tremben nga shantazhi dhe presioni qeveritar. Një votë plebishitare kundër, do mjaftojë që kjo qeveri e korruptuar, kriminale dhe hajdute të largohet.

Kjo është zgjidhja që na jep demokracia. Ne duhet vetëm ta zbatojmë atë.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252