Dhuna e policisë nuk ka kursyer as gazetarët këtë mbrëmje.
Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia ka qenë duke transmetuar pamje live nga zona e 21 dhjetorit, kur policia ka ushtruar dhunë mbi të.
Edhe pse ai dëgjohet t’u thotë që është gazetar , policia nuk është ndaluar.
Më herët Xhoi Malësia po raportonte se policë civilë kishin filluar arrestimet.
Mësohet se gazetari është dërguar në komisariatin nr. 2 në kryeqytet.
Ora News ka kërkuar informacion për arsyen e shoqërimit të gazetarit dhe është në pritje të një përgjigjeje pasi deri më tani nuk ka një shpjegim nga policia.