Aktualitet

Orë leksioni në Sharrë. Studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës “pushtojnë” Zonën e Trajtimit të Mbetjeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:22 - 11/01/22 |
mapo.al

Është hera e parë për këtë brez studentësh të departamentit të inxhinierisë së mjedisit (master) që kryejnë praktikën mësimore në një zonë të vërtetë ku trajtohen mbetje.






Gjatë leksionit në terren i cili zgjati përreth 3 orë, aq sa janë dhe orët e tyre të mesimit, ata panë nga afër të gjithë veprat e një prej projekteve më të mëdha në Ballkan për menxhimin e integruar të mbetjeve.


Kapanoni i selektimit të mbetjeve, landfillet për depozitimin e tipologjive të ndryshme të mbetjeve, impiani i trajtimit të ujërave, impianti i kaptimit të biogazit, janë disa nga objektet për të cilat studentët kanë marrë vetëm njohuritë teorike në auditore.







“Une kam qenë dhe më përpara dhe e di gjendjen si ka qenë. Shikoj një transformim rrënjësor.




Më pelqen fakti që është menduar për për seleketimin e mbetjeve që në fillim për të çuar mbetjet për riciklim, ndarja dhe landfillet e vecanta për mbetjet inerte, për mbetjet urbane dhe mbi të gjitha kjo në fund ishte surpriza që është krijuar një mjedis për ti dhënë një pamje ekologjike zones”, tha pedagogia e dep të Mjedisit në Universitetin Politeknik prof. Entela Çobani.



Ndërsa studentët u shprehën, se kjo ishte hera e parë që ata shikonin se si transportohen mbetjet, ndarjen e tyre, apo dhe impiantet që janë ndërtuar.

“Ishte hera e parë që vijmë këtu dhe ishte ashtu siç na e kanë përshkruar në leksione dhe seminare”, tha Kejdi Ramlikaj studente master per mjedis ne fakultetin Politeknik.

Kjo orë leksoni do të pasojë me orë te tjera mësimi në terren, për të cilat shoqëria IEBV në bazë të marrëveshjes që ka me këtë universitet do të vijojë të realizojë në ambientet e Sharrës.

12



CLOSE
CLOSE
Pas