Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Orët e ferrit, Mapo flet me banorët dhe bizneset rreth Parlamentit

by ro ot
17/03/2019
in Aktualitet, Kryesore
0

Skenat me gaz lotsjellës dhe re të mëdha që mbulojnë zonën e Parlamentit, me njerëz që ikin me vrap, që shtrihen në tokë, që kanë probleme me frymëmarrjen e kalojnë në gjendje të fikëti, po bëhen të shpeshta. Po përveç palëve, protestuesve dhe skalioneve mbrojtëse të qeverisë, ka dhe shumë të tjerë që preken nga ky bombardim i shtuar i policisë. Mapo mendoi të kryente një vëzhgim përreth zonës së Kuvendit, për të ditur sesi ata që jetojnë e punojnë aty, që kanë biznese e njësi shërbimi, i kanë përjetuar masat e ndërmarra të qeverisë për të luftuar tubimet dhe protestuesit. Nis që këtu. Asnjëri nuk pranon të prononcohet me emër, me të dhëna personale, e jo më kot. Fundja, përse të mos frikësohesh? Liria është vendosur në qerthull!

Një shitëse e një dyqani lulesh, m’u përballë organit më të lartë kushtetues në vend, u shpreh se ishte prekur nga gazi lotsjellësi deri në atë pikë, sa një shoqja e saj e kishte dërguar në një lokal aty pranë për të rimarrë veten. “U bëra shumë keq, më ra të fikët. Nuk e kuptova se si më ndodhi”, tha ajo teksa shtoi më tej se në “strofkull” gjendeshin edhe shumë të tjerë në këtë gjendje . “Krahas meje, ishin edhe të tjerë. Me sy të skuqur, me të tështima…Disave u kishin rënë po ashtu të fikët. Ishte një situatë shumë kaotike”. Mirëpo, ajo që përbën çudi është fakti se disa biznese u prononcuan se policia i kishte njoftuar paraprakisht për uljen e qepenave, ndërkohë që, disa të tjerë, thanë se jo, nuk janë vendosur në dijeni. Policia deklaroi dje se nuk ishte në dijeni të zhvendosjes së protestës opozitare nga Kryeministria tek Parlamenti, e megjithatë, sërish kanë paralajmëruar disa biznese. Disa në atë zonë, thonë se kjo dëshmon se policia, edhe në të tilla raste, tregohet selektive.



Punonjësit e një byrektoreje, gjendur m’u përbri selisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u shprehën se bënin pjesë në ato biznese që nuk ishin paralajmëruar për marrjen e masave paraprake. Të kapur në befasi, ishin detyruar të izoloheshin brenda dyqanit për orë të tëra, gjithnjë për t’u mbrojtur ndaj gazit lotsjellës. “Ishte e tmerrshme. Ne nuk u prekëm nga gazi lotsjellës, pasi u mbyllëm brenda. Mirëpo, ankthi ishte i papërshkrueshëm. Ti gjendesh përballë frikës për jetën, kur sheh përtej xhamave vetëm tym dhe kaos”, u shpreh një punonjëse. E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, janë pikërisht këto biznese që përballen edhe me ditë të humbura pune. “Dua të ankohem, po ku?”, u shpreh një librashitës në lidhje me këtë situatë, duke dëshmuar edhe njëherë se sa i pamundur ndihet një qytetar i këtij vendi përballë kësaj qeverisje. Protestat do të vijojnë, të paktën kështu kanë deklaruar udhëheqësit opozitarë. Nga ana tjetër, duket se do të vijohet të përdoret edhe gazi lotsjellës. E ndërsa sipas specialistëve, kjo është ndaluar për t’u përdorur nga Konventat Ndërkombëtare, tek ne mesa duket nuk ka gjasa të ndodhë. Ndërkohë, banorët rreth Parlamentit, bizneset dhe punonjësit po mësohen të kalojnë orë ferri pothuajse çdo javë.

Tags: gazi lotsjellësprotesta e 16 marsitprotesta e opozites

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
“Rama si Assadi”/ FRPD marshim protestë: Mos helmo fëmijët me gaz

"Rama si Assadi"/ FRPD marshim protestë: Mos helmo fëmijët me gaz

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In