Zyrtarizohet urdhër ndalimi për tre nga kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin Nënë Tereza. Bëhet fjalë për Armando Fezgën, Flora Ndrecën dhe Muhir Mezinin. Një prej tyre është kreu i sindikatës, përgjegjësja e turnit ndërsa tjetri është i shoqëruari i parë në lidhje me ngjarjen.
Në prokurori janë kallëzuar vetëm organizatorët e asaj që tashmë konsiderohet si grevë nga ana e tyre, ndërsa rrezikojnë deri në 7 vite burg.
Ndërkohë, përballë ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë ndodhen kryesisht familjarë të të ndaluarve.
LEXO EDHE:
Kolapsi në Rinas – Eurocontrol: Hapësira ajrore shqiptare me të kuqe
1