Friday, December 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Organizatorët e protestës, prokuroria kërkon imunitetin e një deputeti të PS

by mapo.al
22/01/2012
in Aktualitet
2


Tiranë Hetimet për ngjarjet e dhunshme të demonstratës së 21 janarit pritet t’i kushtojnë imunitetin njërit prej deputetëve të opozitës, pjesëmarrës në protestën që përfundoi me katër të vrarë dhe disa të plagosur. Paralelisht me zbardhjen e vrasjes së tre demonstruesve, prokuroria dhe policia kanë mundur të mbledhin prova që orientojnë hetimet drejt një deputeti të opozitës, sa i përket organizatorëve të protestës. Duke qenë se në këtë rast imuniteti bëhet pengesë për hetimin e të zgjedhurit të Partisë Socialiste, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të shpallë moskompetencën, duke dërguar çështjen për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Përgjithshme. Vendimi është marrë ditën e djeshme, ku pas një analize të detajuar, grupi i prokurorëve që hetojnë demonstruesit ka vendosur që hetimi i njërit prej deputetëve pjesëmarrës në demonstratë t’i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme për kompetencë. Burime të rezervuara pranë organit të akuzës konfirmojnë se tashmë vendimi për dërgimin e dosjes pranë organit të akuzës është marrë dhe konkretizimi i saj është çështje kohe. Bashkëngjitur vendimit për shpalljen e moskompetecës, akuza e Tiranës ka vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme edhe materialet e dosjes hetimore, të mbledhura deri më tani për këtë deputet. Hetuesit kanë arritur në përfundimin se gjatë hetimeve 1-vjeçare për organizatorët e demonstratës, që përfundoi në dhunë dhe përleshje me policinë, dyshohet se është përfshirë edhe një deputet i Partisë Socialiste. Për të vërtetuar informacionet e mbledhura, sipas prokurorisë, del e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore dhe verifikimeve, të cilat nuk mund të kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Konfirmohet se dëshmitë e personave të arrestuar në demonstratë kanë implikuar deputetin e PS-së si një nga personat që ka drejtuar demonstratën, e cila më pas përfundoi në katër të vrarë. Këto dëshmi, sipas prokurorisë, janë në harmoni me provat e mbledhura, përfshi edhe pamjet filmike të administruara në dosjen “21 janari”. Për këta arsye, deputeti i dyshuar si organizator i akteve të dhunës në demonstratë do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në funksion të kryerjes së disa veprimeve të nevojshme hetimore pritet t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetit në fjalë. Burime pranë organit të akuzës nuk pranojnë të bëjnë publik emrin e deputetit që do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, edhe pse gjatë hetimit të këtyre ngjarjeve janë marrë në pyetje të gjithë deputetët e opozitës, pjesëmarrës në demonstratën e 21 janarit të vitit të shkuar. Të gjithë deputetët e pyetur për demonstratën që degjeneroi në përdorim dhune ndaj punonjësve të policisë dhe Gardës kanë deklaruar se demonstrata është organizuar konform ligjit për mitingjet dhe është marrë zyrtarisht leje në policinë e kryeqytetit. Paralelisht me këtë proces, organi i akuzës pritet të zbardhë shumë shpejt vrasjen e Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, për të cilët ekspertiza e FBI-së ka mundur të identifikojë armët që i kanë qëlluar. Procesi, sipas burimeve, është në fazën e fundit dhe gjithçka pritet të konkretizohet brenda javës së ardhshme. Ngjarja e shumëpërfolur e 21 janarit, ku u vranë katër demonstrues dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë, përfshi punonjës të policisë dhe Gardës, duket se do të marrë zgjidhje falë ekspertizës së specializuar të FBI-së.



Tags: 21 janariAkuzatAleks NikaBerishaDeputetFaik MyrtajFamiljaretHekuran DedaHetimetHomazhetImunitetitPolitikaprokuroriaQeveriaRamaShqipëriVrasjaZiver Veizi

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post

Reagimet e Familjarëve të viktimave

Comments 2

  1. aldo says:
    12 years ago

    E hengri Tom Doshi me duket

  2. katundari says:
    12 years ago

    Shqipetaret do te vuajne nga pastabiliteti politike prej papjekurise se politikaneve te tyre nga te dy anet e polit edhe sikur te zgjidhet kjo ngjarje e shkaktuer nga te dy palet,pavaresisht nga pozat publike qe marrin si akuzuesit dhe te akuzuarit.Politikane ne shqiperi jane fatkeqesia e atij populli sepse me pak perjashtime ne politike jane perfshire shtresa me injorante e vulgare e ketij vendit.Asnje nga ata nuk besohet,te gjithe jane ne gare kush te vjedhe me shume per tu bere kryeminister.

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In