Aktualitet

Organizoi dasmë, gjobë prej 10 milion lekë të vjetra pronarit të restorantit në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 24/08/20 |
mapo.al

Sipas një njoftimi të policisë së Tiranës, i është vënë gjobë prej 1.000.000 lekësh një pronari të një restoranti, mbasi kishte organizuar ceremoni martesore duke mos respektuar protokollet e sigurisë.






Njoftimi i policisë


Tiranë





Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.



Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit shtetasit A.M., masë administrative prej 1.000.000 lekë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas