Aktualitet

Organizoi dasmë pa distancë mes të ftuarve, 1 milion lekë gjobë pronarit të lokalit në Shijak








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 09/08/20 |
mapo.al

Pronari i një lokali në Shijak është gjobitur me 1 milion lekë, pasi organizoi dasmë duke mos respektuar rregullat anti-Covid. Mes të ftuarve në dasmë nuk është ruajtur distanca fizike.


Ndërsa një person tjetër është proceduar penalisht në Durrës. H.J., 45 vjeç, në orët  e vona të natës ka vendosur muzikë me volum të lartë në shtëpinë e tij, duke prishur qetësinë publike.


Njoftimi i Policisë:


Durrës


Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali,  pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu procedohet penalisht një 45-vjeçar, për veprën penale “Prishja e qetësisë Publike”.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht shtetasin H.J., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në orët  e vona të natës ka vendosur muzikë të lartë në banesën e tij, duke prishur  qetësinë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.


Etiketa:

Pas